Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas ndejës që zhvilloi sot së bashku me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlametarin në shtëpinë e Sami Lushtakut, ka thënë se kjo ishte një ditë e rëndësishme.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shkruar se kjo ditë është ndër më të vlefshmet në mandatin e tij.
Postimi i tij:
Ditë e rëndësishme, ndër më të vlershmet në mandatin tim
Ardhja e Kryeministrit Haradinaj në komunën tonë, si dhe takimi për drekë me tri personalitetet udhëheqëse të shtetit tonë, Z. Thaçi, Z. Veseli dhe Z. Haradinaj, së bashku me Bekim Jasharin te Sami Lushtaku, e shoh si ditë të veçantë, për shumë arsye.
E para, së bashku me Kryeministrin Haradinaj, kemi vizituar vendin ku do të ndërtohet Stadiumi nacional, morëm zotimin e tij se do të kryhet me kohë optimale.
E dyta, kemi takuar sindikalistët e Ferronikelit, ku u prezantua gjendja e tyre, dhe morën garanci nga Kryeministri se do të bëhet një zgjidhje për 800 punëtorë. Qeveria do të shqyrtoj mundësinë që sa më shpejt të paguhet detyrimi i saj ndaj Ferronikelit.
E treta, kam kërkuar mbështetje nga Kryeministri Haradinaj dhe përkrahje të fuqishme për pronat publike në komunën tonë, rritjen e buxhetit komunal dhe realizimin e projekteve kapitale që i mungojnë Drenasit.
E falënderoj Kryeministrin për vizitën, uroj që të bëhen edhe vizita tjera, në qendrën e biznesit si dhe hedhjen e gur themelit për projektet tona kapitale.
Po ashtu, e falënderoj Kryeministrin që në Vitin e Skënderbeut më nderoi me mirënjohje.
Në Vitin e Skënderbeut, kam theksuar se edhe shumë personalitete në Drenicë e meritojnë këtë çmim.
Dreka e përbashkët me Kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin, me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kryeparlamentarin dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe Kryeministrin Haradinaj te Sami Lushtaku, ishte drekë e veçantë, për shumë arsye. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri