LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj viziton Komunën e Drenasit

Haradinaj viziton Komunën e Drenasit

Me rastin e shënimit të 1 majit, ditës ndërkombëtare të punës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin kanë biseduar për çështjet që janë me rëndësi për Komunën e Drenasit, projektet që presin të realizohen si dhe kanë takuar edhe sindikatën e pavarur të ndërmarrjes së Ferronikelit për të biseduar për mundësinë e stabilizimit të fabrikës.

Lladrovci i ka prezantuar kryeministrit Haradinaj vendin ku do të ndërtohet stadiumi Kombëtar në Drenas, pastaj e ka pritur në takim në objektin e Komunës.


Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Komuna e Drenasit.

Ata kanë biseduar për projektet kapitale të Komunës së Drenasit që janë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Drenasit dhe ka kërkuar nga Kryeministri që të përkrahë ne realizimin e projekteve dhe se projektet që do të investohen nga Qeveria dhe secila organizatë buxhetore, do të zbatohen ne përpikëri sipas planifikimit.  

Lladrovci i ka kërkuar përkrahje Kryeministrit Haradinaj për të mbajtur stabile dhe funksionale ndërmarrjen e Feronikelit.

 Haradinaj ka thënë se ata kanë biseduar në Drenas për krejt projektet zhvillimore që janë të rëndësishme, edhe për mundësin buxhetore të financimit të këtyre projekteve.

“Për simbolikën e ditës së sotme, kemi pas rastin me i taku edhe sindikatën e Ferronikelit, kryetarin e saj Fehmi Nika, dhe jemi informuar për gjendjen në këtë ndërmarrje. Është konstatuar se Qeveria e Kosovës i ka borxh për rimbursimin e TVSH-së, që ndërlidhet me pagën e punëtorëve për dy muaj, mars dhe prill, ndaj neve na intereson që Ferronikeli të vazhdon me prodhim, sepse është një investim dhe janë 820 punëtorë dhe besoj që do të t’i gjendet zgjidhja që ndërmarrja të këtë normalizim të situatës” ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori