LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i bukës për momentin nuk do të ndryshojë, furrat kanë probleme me ikjen e fuqisë punëtore

Çmimi i bukës për momentin nuk do të ndryshojë, furrat kanë probleme me ikjen e fuqisë punëtore

Çmimi i bukës dhe produkteve të tjera ushqimore bazë në vend nuk do të ndryshojë në dy muajt e ardhshëm, edhe pse në bursat botërore ka ndryshime në çmimet e drithit, thonë furrtarët.

Ata thonë se pas dy muajsh do të bëhet sërish analizë në funksion të konfliktit ruso-ukrainas dhe turbulencave në Lindjen e Mesme, si dhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës, që mund të nënkuptojë një çmim potencial më të lartë te lëndët e para në ushqim dhe në përgjithësi në të gjithë industrinë.


Siç vlerëson Oda e Agrobiznesit e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), problem shumë më i madh se çmimi i bukës për momentin është likuiditeti i kompanive dhe dalja e fuqisë punëtore në këtë sektor.

“Nga prodhues të mëdhenj si Ukraina dhe Rusia ka mbërritur informacioni se nuk dihet se si do të zhvillohen korrjet atje për shkak të veprimeve ushtarake, të cilat ndikojnë në bursë. FAO vuri në dukje rritje në përqindje të çmimit të grurit. Por kjo është e parëndësishme dhe ne si Odë e Agrobiznesit pretendojmë se në periudhën e ardhshme do të ketë stabilitet në çmimet e produkteve ushqimore, të paktën në segmentin e produkteve bazë si drithërat dhe produktet e furrës”.

“Presioni i madh që kemi është i një natyre tjetër dhe zgjat të paktën një vit. Bëhet fjalë për daljen e madhe të burimeve njerëzore në vendet perëndimore dhe turistike si Greqia dhe Kroacia. Problem është edhe likuiditeti i kompanive që po përballen me mungesë të financave”, theksoi Goran Gjorgjievski nga Oda e Agrobiznesit.

Ai përmendi si problem interesat e larta, si dhe bankat, siç tha ai, është e vështirë të aprovohen kredi dhe është e vështirë të sigurohet akses në financa me çmim përkatësisht të ulët.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori