Ballkani i Suharekës është afër rikthimit në Superligë pas një mungese disavjeçare.
Çfarë është e vërteta Ballkanin ka qenë në Superligë vetëm në edicionin 2010/2011, ku në mungesë stadiumi ndeshjet i zhvillonte sa në Rahovec sa në Prizren.
Pas një sezoni interesant, ata pësuan në ndeshjen e barazhit dhe ranë një nivel më poshtë.
Por këtë vit është ndryshe. Ballkani po vjen në Superligë, për të mos dalë pas një viti.
Me trajner Bekim Shotanin dhe me përforcime si Visar Berisha, Liridon Kukaj, Berat Hyseni, Qëndrim Sejdiu, Durim Gashi, Armend Ruxhi e Ramadan Kryeziu, duke ia shtuar këtu edhe sulmuesin që ka shëprthyer këtë vit, Leotrim Gashi, klubi portokallezi nuk di për humbje në pranverë.
Klubi tani është në dorën e Cima Construcion dhe kryetarit të klubit Arsim Kabashit.
Tani lider 60 pikë nga 27 ndeshje, kërkojnë edhe dy fitore në tri ndeshje për tu futur direkt në Supeligë.
Kundërshtarët e tyre janë KEK-u dhe Vushtrria me të cilën takohen pas një jave.
Trajneri Bekim Shotani thotë se është e vështirë dhe ende nuk ka filluar festa, por beson qe do të mbarojë me sukses. Ai në 10 ndeshje nuk ka pësuar ende humbje.
“Po për momentin kemi zhvilluar 10 ndeshje dhe kemi tetë fitore dhe dy barazime me gol-diferencë 20:3”.
“Gjithçka është duke shkuar mire dhe jemi në vendin e parë. Merita shkon për kryetarit Arsim Kabashin me shokë, lojtarët për angazhim si dhe kushtet shumë të mira për punë me infrastrukturë dhe mjete përcjellëse”.
“Nuk po mungon përkrahja e shikuesve në asnjë ndeshje, gjithmonë i kemi lojtarët e 12-të. Gjasat janë reale për Superligë që të futemi direkt. Kemi edhe tri ndeshje”
“Nuk guxojmë të kënaqemi pa e siguruar definitivisht Superligën. Dy ndeshje i kemi brenda vendas dhe një mysafir. Na nevojiten së paku gjashtë pikë, apo dy fitore” ka thënë Shotani për Telegrafin.
Trajneri që ka punuar në vjeshtë me Drenicën në Superligë dhe tani në Ligën e Parë me Ballkanin, thotë se dallimi i këtyre skuadrave që e duan Superligën këtë sezon me ato të elitës është i vogël.
Ballkani në tri ndeshjet e fundit luan me 2 Korrikun dhe Trepçën në shtëpi, ndërsa udhëton të Vushtrria.
Ballkani dhe Xhebrailat pritet të jenë në Superligë në edicionin e ardhshëm, nëse ju ecën gjithçka mirë në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit
Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit
Real Madridi rivalizon Barcelonën për transferimin e sensacionit spanjoll të Benficas
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite