LAJMI I FUNDIT:

Thaçi bashkëndjen me familjet e dy policëve të zhdukur

Thaçi bashkëndjen me familjet e dy policëve të zhdukur

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar njësitet që po merren me kërkimin e policëve të zhdukur dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë në këtë drejtim.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se bashkëndjen me familjarët e policëve të aksidentuar buzë lumit Lepenc.

Postimi i Thaçit në Facebook:


“Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc.

Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/