Kim Jong-un ka shkruar historinë duke kaluar kufirin e fortifikuar nga Koreja e Veriut në atë të Jugut, për të zhvilluar bisedimet historike.
Kim ishte i emocionuar për këtë kalim të kufirit, pasi është bërë lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e shtetit fqinj përmes fshatit Panmunjom pas plot 65 viteve, transmeton Telegrafi.
Presidenti jugkroean Moon Jae-in, personalisht e ka përshëndetur Kim në zonën e militarizuar rreth orës 9:30 sipas kohë lokale.
Dhe derisa liderët futeshin brenda “Shtëpisë së Paqes”, Kim Jong gjeti pak kohë që të bëjë shaka me homologun e tij të cilit i tha para mediave “se tani e tutje nuk do t’ia prish gjumin duke testuar vazhdimisht raketa të ndryshme”.
Samiti me presidentin e Koresë së Jugut i paraprinë takimit të shumëpërfolur me Kim dhe presidentit të ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se një takim i tillë mund të ndodh në maj ose qershor.
Por, është interesant se si disa muaj më parë Trump dhe Kim kërcënonin njëri-tjetrin me sulme të ashpra, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar për të mirë.
Në anën tjetër Shtëpia e Bardhë sot ka publikuar imazhet nga takimi i fshehtë që është zhvilluar në Korenë e Veriut mes, Mike Pompeo që asokohe ishte drejtor i CIA-s dhe Kim Jong-un.
Ndërkaq sot në takimin historik liderëve të dy koreve u janë dhuruar lule nga disa djem dhe vajza të reja, që simbolizojnë paqen. Gjatë këtij takimi Koretë i kanë dhënë fund luftës 68 vjeçare mes këtyre dy vendeve.
“Tani, po fillon historia e re. Viti i paqes që do të shkruaj historinë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga dy liderët. Ata gjithashtu kanë mbjellë së bashku një pemë në vijën kufitare që ndanë dy vendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A