LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj uron xhudistet për medaljet e fituara në Tel Aviv

Kryeministri Haradinaj uron xhudistet për medaljet e fituara në Tel Aviv

Sporti i Xhudos vazhdon të jetë më i suksesshmi për sportistët nga Kosova.

Në kampionatin evropian të mbajtur në Tel Aviv të Izraelit, dy xhudistet nga Kosova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë marrë medalje.


Gjakova arriti ta fitojë medaljen e artë pasi triumfoi në finalen në kategorinë -57 kilogramë, ndërsa Krasniqi humbi në finale në kategorinë -52 kilogramë.

I pari i qeverisë së Kosovës, Ramush Krasniqi i ka uruar xhudistet për fitoret e arritura.

“Një lajm i gëzueshëm, por edhe promovues për shtetin e Kosovës, na erdhi nga Tel Avivi, Izrael”.

“Shpirti luftarak sportiv i Nora Gjakovës i kurorëzuar me medaljen e artë dhe Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Xhudos, na bëri të gjithëve krenarë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që ditën e premte në Kampionatin Evropian do të ndeshet Akil Gjakova ndërsa të shtunën Loriana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori