LAJMI I FUNDIT:

Problemet në pikat kufitare me Serbinë, Lekaj kërkon ndihmën e KE-së

Problemet në pikat kufitare me Serbinë, Lekaj kërkon ndihmën e KE-së

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka kërkuar nga përfaqësuesja e Komisionit Evropian Alain Barron që të ketë përkrahje për tejkalimin e problemeve në fushën e transportit rrugor dhe hekurudhor në raport me Beogradin.

Në ditën e dytë të punimeve që po zhvillohen në kuadër të konferencës për TEN-T, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë,  ministri Lekaj është takuar me përfaqësuesit e Bankës Botërore Baher El-Hifnawi, udhëheqës ekonomik për Transport, Gaviria, menaxher për Evropë dhe Azinë Qendrore, me të cilët ka biseduar për projektet e infrastrukturës rrugore dhe mënyrat e financimit të tyre.

Veçanërisht gjatë bisedës me përfaqësuesit e BB-së dhe Barron, është biseduar për vazhdimin segmentit të rrugës R7 në drejtim të Merdares për të cilin projekt Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar studimin e fizibilitetit.


Ministri Lekaj, po gjatë këtyre punimeve të konferencës për TEN-T, është takuar edhe me Barret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën ka diskutuar për vazhdimin e projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH-i.

Ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës do të fillojë shumë shpejt projektin Kijevë -Zahaq që është financim përmes kredisë së BERZH-it, Bankës Investive Evropiane dhe Buxhetit të Kosovës.

Lekaj duke e falënderuar Barret për bashkëpunimin e institucionit që përfaqëson, e ka garantuar atë se nuk do të lejohet, që për shkak të neglizhencës njerëzore të ketë prolongime dhe pengesa në materializimin e kredive që janë nënshkruar dhe në zbatimin e projekteve infrastrukturore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori