LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka kulturë të ulët mediale dhe politike të mediave sociale

Në Maqedoni ka kulturë të ulët mediale dhe politike të mediave sociale

Në Maqedoni ka kulturë të ulët mediale dhe politike në mediat sociale, kurse probleme më të shumta në rrjetet sociale janë mostoleranca, gjuha e urrejtjes, dezinformatat dhe lajmet e rrejshme.

Për t’u penguar kjo dukuri, duhet që paralelisht të punohet në planin e komunikimit, kulturës dhe mentalitetit.

Këto janë konkluzionet e konferencës së sotme, “Të drejtat dhe obligimet gjatë komunikimit në internet”, ku u diskutua për atë se si përdoret dhe keqpërdoret liria e raportimit në internet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas Sead Xhigal, ekspert për edukim medial dhe media sociale, thotë se 80% e qytetarëve informohen nga televizori, ndërsa thuajse dyfish më pak, edhe pse në rritje, respektivisht 45% deri 50% informohen nga interneti.

Nadia Belardi, eksperte nga Këshilli i Evropës (KiE) për çështje që lidhen me lirinë e shprehjes, thotë se në mediat digjitale ka një parregullsi informative të llojit të saj, respektivisht mediat sociale janë shërbime komerciale të destinuara për monetizim të angazhimit.

Sipas saj, organizatat mediale nuk veprojnë mjaftueshëm për t’i mbrojtur gazetarët që janë shënjestër e gjuhës së urrejtjes, ndërsa “ligjet e këqija” mund të keqpërdoren lehtë dhe të përdoren për kufizim të lirisë së mediave. /Telegrafi/