Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të ngrihet dy herë në këmbë Kongresin amerikan sot ku ai shkoi për të folur, përpara një seance plenare.
Macron, i shoqëruar nga lideri i shumicës në Dhomën e kongresmenëve Kevin McCarthy, i cili ishte i ftuar në darkën shtetërore të shtruar për Francën – dhe udhëheqësja e pakicës në Dhomë Nancy Pelosi, hynë në sallën e Kongresit ndërmjet duartrokitjeve të mëdha, të cilat u përsëritën edhe një herë tjetër me kërkesë të Folësit të Dhomës Paul Ryan.
“Dy shtete tona i kanë rrënjët në tokë, të mbjella nën të njëjtat ideale të revolucionit amerikan dhe francez”, tha Macron, duke folur për të përbashkëtat që ndajnë dy shtetet, duke shpjeguar se përse vendosi ta ftojë presidentin Trump në paradën e parë të Ditës së Bastijës në verën e kaluar.
Ai bëri shaka lidhur me marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin amerikan, duke përmendur marrëdhënien e afërt që kishin edhe themeluesi amerikan Benjamin Franklin dhe filozofi francez Volter.
“Ata putheshin gjithmonë në faqe. Kjo mund të na kujtojë diçka”, tha Macron.
Kongresi e priti gjithashtu ngrohtë edhe zonjën e parë franceze Brigitte Macron, e veshur me të zeza, e cila u shoqërua me duartrokitje teksa shkonte në karrigen e saj në lozhën e sallës.
Më herët, President Trump shkroi në Twitter se mezi po e priste fjalimin e tij para Kongresit.
Betejat e përbashkëta dhe citimi i parë
“Kemi luftuar krah për krah në shumë beteja, që prej fillimit të SHBA-ve kemi ndarë një vizion të përbashkët të njerëzisë, vendet tona mbështetet te të njëjtat ideale, kemi punuar së bashku për këto ideale universale: liria, toleranca, barazia e të drejtave. Vendimi i Trump për të nderuar Francën me vizitën e parë shtetërore është një simbol i fortë – nënvizoi Macron. Dua të falënderoj presidentin dhe gruan e tij për pritjen e jashtëzakonshme që na bënë”.
“Kur Voltaire dhe Benjamin Franklin u takuan në Paris, shtrënguan duart dhe u puthën në faqe. Kjo mund të na kujtojë diçka”.
Të bashkuar në Siri kundër terrorizmit
“Gjatë viteve të fundit vendet tona kanë njohur tragjedi të shumta. Kemi vuajtur për faktin që jemi shumë të lidhur me vlerat tona, parime të cilat terroristët i urrejnë”.
Macron citoi edhe atentatet e 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-ve dhe më pas ato që po godasin Francën që prej pesë vjetësh.
“Nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste, është një çmim mizor për lirinë dhe demokracinë. Dhe është arsyeja se përse jemi bashkë në Siri dhe në Sahel, për të luftuar së bashku ndaj grupeve terroriste dhe për t’i shkatërruar”.
Mesazh Trumpit për izolacionizmin
“Ka dy rrugë për të bërë progres: mund të zgjedhim izolacionizmin, gjë që mund të tentohet, por mbyllja e derës nuk do ta ndalojë botën që të avancojë. Izolacionizmi është një kërcënim”, tha Macron me një mesazh që duket se i drejtohej Trumpit, i cili nuk ndodhej në Kongres.
“Dhe të mos veprojmë me urgjencë nëse institucionet ndërkombëtare si OKB-ja dhe Nato nuk do të jenë në gjendje t’i çojnë përpara instancat e tyre. Një ndërveprim shumëpalësh është opsioni i vetëm për shtetet tona”. /Shqiptarja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës