Ilaçi të cilin shumica e marrin çdo ditë mund të shkaktojë kancer në stomak
Njëherë nëse e rrënoni shëndetin është e pamundshme ta përmirësoni, prandaj sigurohuni mirë se çfarë ilaçesh pini
Studimi i publikuar në revistën “Good” ka zbuluar që ilaçet të cilat merren për trajtimin e djegësirës në stomak dhe shërimin e refluksit të thartirës mund të shtojnë rrezikun nga këto lloje kanceri.
Inhibitorët e pompës protonike (PPI) të cilët përdoren për eliminimin e thartirës në lukth bëjnë pjesë ndër ilaçet më të shitur në botë, mirëpo përdorimi afatgjatë i tyre mund të shtojë rrezikun nga kanceri në lukth madje dy herë e gjysmë.
Ai rrezik është i lidhur me bakterin e quajtur Helicobacterpylori, të cilin e kanë më shumë se gjysma e popullatës botërore.
Ky bakter më së shpeshti është i padëmshëm, mirëpo te një numër i vogël njerëzish mund të shkaktojë kancerin, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e mëparshme kanë konstatuar që njerëzit të cilët kanë Helicobacterpylori, ndërsa pinë edhe inhibitorë PPI, shpesh sëmurën nga gastriti atrofik (atrophicgastritis), i cili është lloj kanceri në lukth.
Më herët është menduar që nëse personi zvogëlon infeksionin me bakterin Helicobacterpylori, para fillimit të konsumimit të inihibitorëve PPI, zvogëlon në mënyrë drastike shanset për zhvillim të kancerit, mirëpo, sipas të gjitha gjasave, si duket nuk është kështu.
Është interesant që autorët e studimit të Universitetit të Londrës nuk kanë gjetur kurrfarë lidhjeje midis rrezikut nga kanceri në lukth me ilaçet e tjera anti-supresive, gjë që mund të kuptohet që eliminimi i thartirës nuk është faktor i vetëm për zhvillim të kësaj sëmundje të rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'