LAJMI I FUNDIT:

Edhe të mërkurën bisedime për emrin e Maqedonisë

Edhe të mërkurën bisedime për emrin e Maqedonisë

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë e ka konfirmuar takimin në mes dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, më 25 prill në Vjenë, shkruan Telegrafi Maqedonisë.

Sipas mediumeve greke, takimi është inicuar pas deklaratave të Kotzias për radion greke 247, se është kohë shumë e shkurtë për Maqedoninë që të hyj në NATO.

Në takimin e fundit në mes Kotzias dhe Dimitrov në Ohri, ishte theksuar se takimi i tyre i ardhshëm do të jetë më 2 dhe 4 maj në Selanik dhe pastaj më 11 dhe 12 maj.


Pas takimit në Ohër ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë, Dimitrov deklaroi se për herë të parë me kolegun e tij Kotzias kanë folur për kohën në kuadër të bisedimeve dhe mënyrën e zbatimit të zgjidhjes së mundshme të saj. Përparim gjatë bisedimeve e konfirmuan të dy ministrat, por theksuan se kanë ngelur për zgjidhje çështjet më të rënda për kontestin e emrit. /Telegrafi/