LAJMI I FUNDIT:

Vritet gazetari derisa po raportonte live, qëllohet para kamerave (Video, +18)

Vritet gazetari derisa po raportonte live, qëllohet para kamerave (Video, +18)

Një gazetar nga Nikaragua është vrarë derisa po raportonte live për demonstratat antiqeveritare.

Anhel Gahona po i transmetonte live në Facebook ngjarjet nëpër qytet, dhe derisa po raportonte se si demonstruesit e dhunshëm kishin shkatërruar një bankomat, dëgjoi të shtënat, transmeton Telegrafi.


Në ato momente shihet se si ai goditet në kokë dhe rrëzohet në tokë, derisa miqtë e tij fillojnë të bërtasin dhe të kërkojnë ndihmë.

Nuk dihet saktë se kush e ka qëlluar për vdekje, por e përditshmja La Prensa shkruan se policët e armatosur dhe grupe të demonstruesve janë përleshur me njëri-tjetrin.

Që nga e premtja e kaluar në Nikaragua kanë filluar protestat kundër planeve të qeverisë të zvogëlojnë pensionet dhe të drejtat e punëtorëve, të gjitha këto kanë shkaktuar një krizë të madhe  shtetërore në krye të cilës është Daniel Ortega.

Kryqi i Kuq vlerëson se të paktën gjashtë persona janë vrarë që nga fillimi i protestave, derisa mediat lokale raportojnë se janë vrarë 25 persona në mesin e të cilëve është edhe një 17-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori