LAJMI I FUNDIT:

Salah: Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj u ktheva për ta treguar futbollin tim

Salah: Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj u ktheva për ta treguar futbollin tim
(Foto: Getty Images)

Mohamed Salah ka thënë se gjithmonë e ka ditur se do të kthehej në Ligën Premier dhe do të arrinte sukses, pas periudhës zhgënjyese që e kaloi te Chelsea.

Egjiptiani ishte transferuar te Blutë në vitin 2014 nga Baseli. Mirëpo, kishte regjistruar vetëm 13 paraqitje në kampionatin anglez nën drejtimin e Jose Mourinhos.


Mohamed Salah si lojtar i Chelseat (Foto: Getty Images)

Pastaj fillimisht u huazua te Fiorentina, pastaj te Roma, ku edhe nënshkroi kontratë të përhershme.

Salah shpallet 'PFA lojtari më i mirë i vitit' në futbollin anglez
Lexo po ashtu Salah shpallet 'PFA lojtari më i mirë i vitit' në futbollin anglez

Në verën e kaluar, ai u transferua te Liverpooli dhe në sezonin debutues me Redsat ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kjo bëri që të shpallej ‘PFA Lojtari i Vitit’ për sezonin 2017/2018.

“E kam menduar që nga dita e parë kur jam larguar nga Liga Premier se do (të vija këtu sërish dhe) do të kisha sukses”.

“Nuk mu dha rasti te Chelsea, prandaj e kisha të qartë në mendjen time se do të kthehesha në Ligën Premier dhe do t’ua tregoja të gjithëve futbollin tim”.

“Jam shumë i lumtur për cmimin, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi për atë që bëjnë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Salah.

25-vjeçari la pas mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, në garën për më të mirin në futbollin anglez. /Telegrafi/