LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Kosovës i ri-regjistrojnë automjetet, i vendosin targat “KS” dhe “RKS”

Serbët e Kosovës i ri-regjistrojnë automjetet, i vendosin targat “KS” dhe “RKS”

Zëvendësministri serb i Punëve të  Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Milan Radojeviq, thotë se të gjithë qytetarët, të cilët janë pronarët e automjeteve me targa “KM”, “PR”, “GL” mund t’i ri-regjistrojnë ago me targa “KS” apo “RKS”.

“Një nga kushtet për ri-regjistrim është që automjeti të jetë i regjistruar jo më larg se më 14 shtator 2016, e cila është data e arritjes së Marrëveshje për lirinë e lëvizjes në Bruksel. Ndërsa, kushti i dytë është që shoferët të kenë dokumentacionin e Kosovës për ta kryer kontrollin teknik të automjeteve”, tha Radojeviq, në një intervistë për Radio Kontakt Plus, përcjell Telegrafi.

Ai shpjegon se automjetet që janë regjistruar pas kësaj date nuk mund të ri-regjistrohen.


“Aktualisht këto automjete nuk i nënshtrohen procesit të ri të regjistrimit, por derisa ekziston kjo Marrëveshje, atëherë do të jetë kështu. Unë mendoj se duhet të arrihet një marrëveshje e re që do të lidhet me regjistrimin e automjeteve pas kësaj date”, thotë Radojeviq.

Me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011 është paraparë që të gjithë pronarët e automjeteve me banim në Kosovë të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe kështu të heqin dorë nga përdorimi i tabelave të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovë, siç janë: “KM” (Kosovska Mitrovica) “PR” (Prishtina) “UR” (Ferizaj) “PZ” (Prizren) “GL” (Gjilan), të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori