LAJMI I FUNDIT:

Italia mbetet pa qeveri, Presidenti kërkon dy ditë kohë për të reflektim

Italia mbetet pa qeveri, Presidenti kërkon dy ditë kohë për të reflektim

Ka dështuar dhe përpjekja e Presidentit italian Sergio Mattarella për formimin e një qeverie koalicioni mes formacionit politik të qendrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yje.

Negociatorja e emëruar nga ai, kryetarja e Dhomës së Senatit, Maria Elisabeta Casillati, nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje mes këtyre forcave politike për ekzekutivin e ri italian.


Presidenti i Republikës me një notë zyrtare ka kërkuar dy ditë kohë për të reflektuar për mënyrën dhe zgjidhjen e ngërçit të qeverisë.

Ndërkohë ndaj krizës qeverisëse në Itali është prononcuar kryetari i Parlamentit italian, Antonio Tajani, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër i zgjedhur nga Silvio Berlusconi në rast se në zgjedhjet e 4 marsit, Forza Italia konfirmohej forca e parë politike fituese në koalicionin e djathtë.

“Europa na kërkon të jemi të besueshëm. Nuk është çështje të nxitohemi apo të vrapojmë kundër kohës. Dhe në Gjermani u desh shumë kohë për të formuar qeverinë, por e përsëris duhet të jemi të besueshëm. Uroj që ashtu siç u shpreh dhe Presidenti i Republikës, Italia të ketë një qeveri para mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Europës dhe duhet të jetë një qeveri që shpreh vullnetin e popullit” tha kryetari i Parlamentit Europian. /OraNews.tv/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori