LAJMI I FUNDIT:

Xholev: Gjykata nuk ka bërë lëshime ligjore në rastin e Fejzi Azirit

Xholev: Gjykata nuk ka bërë lëshime ligjore në rastin e Fejzi Azirit

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, sot në konferencë për shtyp tha se gjykata nuk ka bërë lëshime ligjore në lidhje me Fejzi Azirin, i cili është i akuzuar në rastin “Monstra”.

Aziri i cili është dënuar me burg për posedim të paligjshëm të armës, nga Ministria e Drejtësisë ka marrë leje që deri më 28 shkurt të këtij viti të jetë në liri për shkak të sëmundjes. Xholev sot tha se më 21 shkurt Aziri ka kërkuar që t’i vazhdohet pushimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Drejtësisë ai është dashur që në burg të rikthehet më 1 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Burgu i Shtipit deri tek gjykata ka dërguar njoftim se për Fejzi Azirin është lëshuar fletarrest dhe se i njëjti duhet të trajtohet si person në arrati. Në kontekst të kësaj, MPB është dashur të veprojë sipas vendimit të gjykatës dhe ta arrestojë Azirin”, tha Xholev.

Përndryshe, seanca e djeshme gjyqësore për rastin “Monstra” është anuluar për shkak të mungesës së Fejzi Azirit, i cili u arrestua mbrëmë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori