Gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes shumica e femrave i shkurtojnë flokët. A u duket kjo më praktike apo ashtu vetëm kanë vendosur edhe për një ndryshim imazhit të tyre?
Gazetarja dhe blogeristja amerikane Michelle Stein i ka tre fëmijë. Në muajin e tretë të shtatzënisë së fundit ka vendosur t’i shkurtojë flokët dhe ka sqaruar përse e ka bërë këtë gjë.
Në fillim është hamendur, sepse nuk ishte e sigurt se a kanë ndikuar vetëm hormonet, apo pas shkurtimit të flokëve është ndier e sigurt që ka bërë gjënë e duhur.
I ka theksuar edhe arsyet përse tani është e kënaqur, transmeton Telegrafi.
1. Për shkak se bebja vjell shpesh, flokët tuaj vazhdimisht do t’ju jenë të ndotura
Bebja në fillim shpesh vjell, sistemi i saj tretës duhet të zhvillohet. Derisa mbetjet e qumështit bien në mobilie dhe në rroba nuk është edhe aq problem, mirëpo në flokë vërtet është e tmerrshme. Fëmija i tretë më së shumti villte. Edhe unë isha aq shumë falënderuese që nuk jam e detyruar të dal jashtë shtëpisë me njolla qumështi në flokët e mia. Flokët e shkurtra janë ideale!
2. Keni pak kohë për kujdesin e flokëve
Flokët e shkurtër më lehtë lahen, më shpejt thahen dhe më pak kohë nevojitet për rregullim. Flokët e shkurtër ju marrin më pak kohë, andaj mund t’i përkushtoheni edhe bebes.
3. Të kesh flokët si të nënës është nder
Me dy fëmijë arrija të mos i shkurtoja flokët. Mirëpo kur duhej të lindja fëmijën e tretë, vendosa vetë për një veprim të këtillë. Derisa kujdesem për tre fëmijët e mi, shumë më lehtë që i kam flokët të shkurtër.
4. Gishtat e vegjël të bebes nuk do të ngatërrohen në flokë të gjatë
Ky është fakt i pamohueshëm.
5. Vështirë mund të gjendet kohë për edhe ushqim, edhe tualet, e lëre më për të shkuar te floktari
Mendoni se pas lindjes së fëmijës mund të shkoni te floktari dhe të shkurtoni flokët? As të mos ju shkojë mendja. Nëse bebja juaj do të jetë sikur imja, do që vazhdimisht ta mbaj në krahë, vështirë se do të gjeni kohë për të dalë nga shtëpia, aq më tepër nëse e ushqeni beben me gji.
6. Ndryshimet hormonale pas lindjes
Thithësja ime e pluhurit dhe gypi i shkarkimit të ujërave në banjën time janë falënderues për shkak që i kam shkurtuar flokët. Shumë femrave flokët u bien më shumë pas lindjes. Në gjashtë muajt e parë pas lindjes së bebes, flokët bien më shumë, sepse atëherë bien edhe ato që nuk kanë rënë gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Bukuria Elizabeth Taylor: Grimohuni në stilin e aktores së famshme
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe