LAJMI I FUNDIT:

A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

Mund të zbulohet shtatzënia sa më parë dhe ja çfarë nënkuptojnë vlerat më të mëdha se 5

Beta hCG apo gonadotropina horionike, hormon i cili i pari mund të tregojë a ka ndodhur ngjizja.

Vlerat e tij në mënyrën më të saktë mund t’i marrin me analizën e gjakut, të cilin e sekreton indi i shtrakut të bebes.

Në trupin e gruas mund të regjistrohen që në ditën e dytë pas implantimit, ndërsa te shtatzënitë të cilat zhvillohen në mënyrë të rregullt, vlerat e tij përafërsisht dyfishohen në çdo të dytën ditë, transmeton Telegrafi.

Beta hCH nivelin më të lartë e arrin rreth javës së nëntë të shtatzënisë, kur lartësia e saj është edhe deri në 1.200.000 IU/L.

Vlera pas kësaj fillon të ulet, por prej rreth njëzet javësh e deri në përfundim të shtatzënisë përafërsisht është 20.000 IU/L.

Niveli i Beta hCG-së më së shumti rritet në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe kulmin e vet e arrin midis javës së tetë dhe javës së njëmbëdhjetë, pastaj fillon të ulet në nivel të qëndrueshëm.

Vlerat e Beta hCG-së në gjak sipas javëve të shtatzënisë:

▪ Java e 3-të: 5 – 50
▪ Java e 4-të: 3 – 426
▪ Java e 5-të: 19 – 7340
▪ Java e 6-të: 1080 – 56500
▪ Java e 7-të dhe 8-të: 7,650 – 229,000
▪ Java e 9-të deri në 12-të: 25.700 – 288.00
▪ Java e 13-të deri në 16-të: 13,300 – 254,000
▪ Java e 17-të deri në 24-të: 4,060 – 165,400
▪ Java e 25-të deri në 40-të: 3,640 – 117,000

Çfarë tjetër është e rëndësishme të dini për vlerat e Beta hCG-së?

▪ Ndërsa shtatzënia përparon, rriten edhe vlerat e saj. Në javët e para dyfishohet çdo 48 orë dhe me përparimin e shtatzënisë duhen 96 orë për vlera të dyfishta.

▪ Rezultatet e ekzaminimit me ultratinguj janë më autoritative sepse ndonjëherë ndodh që një shtatzëni normale të ketë një nivel të ulët të hCG-së.

▪ Një nivel Beta hCG më i ulët se 5 mlU/mL është negativ dhe çdo gjë mbi 25mIU/mL është pozitive.

▪ Nëse ju merrni një rezultat midis 6 dhe 24 mlU/mL, mjekët e konsiderojnë atë një zonë gri dhe ndoshta do t’ju duhet të përsërisni analizën.

▪ Derisa niveli i hormonit të arrijë të paktën 1000 – 2000 mlU/mL, nuk ka nevojë të bëhet ekzaminim me ultratinguj, sepse vetëm atëherë mund të tregohet qesja e shtatzënisë.

▪ Rezultatet më të sakta do t’i merrni nëse bëni testin e hormoneve, pastaj përsërisni analizën pas 48 orësh. /Telegrafi/