Thyhet miti se duhet t’i pimë tetë gota ujë në ditë – sasia e ujit që duhet ta konsumojmë varet nga ngjyra e urinës
Të gjithë e kemi dëgjuar këshillën se duhet t’i konsumojmë tetë gota ujë në ditë, por kjo mund të mos jetë e vërtetë.
Por një dietologe nga Australia ka thënë se ky pohim nuk ka bazë shkencore.
“Ai numër (tetë gota ujë në ditë) është caktuar nga rastësia, por është e rëndësishme që të qëndrojmë të hidratuar”, ka thënë Gabrielle Maston.
Sipas saj, mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar nëse jeni të hidratuar është duke e shikuar ngjyrën e urinës.
“Ngjyra e bardhë ose e verdhë e zbehtë e urinës është shenjë e qartë se jeni të hidratuar. Nëse nuk jeni të hidratuar, atëherë ngjyra e urinës tuaj do të jetë shumë e verdhë”, ka thënë ajo.
Gjithashtu Maston ka treguar se nëse jeni të etur, kjo është shenjë se keni qenë të dehidratuar për disa orë.
Ndër tjerash, në ditët e nxehta të verës të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ujë, pasi që shumicën e ujit jemi duke e larguar nga trupi përmes djersës dhe duhet ta zëvendësojmë sasinë e humbur.
Edhe nëse merreni me sport ju duhet të konsumoni më shumë ujë, pasi që gjatë stërvitjeve humbni sasi të konsiderueshme të ujit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit