Në pritje të Raportit të Përparimit për Maqedoninë. Ç’lajm do të dërgoj Brukseli?
Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat edhe Maqedonia, janë në pritje të publikimit të Raportit të Përparimit, që e përgatit Komisioni Evropian (KE), në lidhje me arritjet e këtyre shteteve, disa prej të cilave janë shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Deri më tani, Maqedonia ka marrë vazhdimisht raporte me kritika dhe lëvdata, por asnjëri nuk ka qenë i pakushtëzuar, sidomos për shkak të çështjes së pazgjidhur të emrit me Greqinë fqinje, që është anëtare e BE-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kriza politike, e cila kulmoi me dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, shënoi hapa prapa për këtë vend, i cili është i pari në rajon që mori statusin e kandidatit për anëtarësim, një dekadë më herët.
Mirëpo, zgjedhjet e reja, ndryshimi në qeverisjen e vendit, ka sjellë një valë të re ndryshimesh, që konsiderohet dhe vlerësohet si mjaft pozitive.
Qeveria e re ndërmori masa reformuese, kurse i rinisi bisedimet për çështjen e emrit, pas tre vitesh ndërprerje. Këto bisedime e kanë shtuar tejmasë mundësinë që Maqedonia të merr udhëzim pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Veç kësaj, bisedimet kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha aspektet, dhe Maqedonia tashmë përmendet si vend ku ka shenja pozitive në drejtim të ngritjes demokratike, siç u tha edhe në raportin e fundit të Freedom House, për vendet në tranzicion.
Të gjithë janë në pritje të raportit, dhe të gjithë mendojnë se do të jetë pozitiv dhe pa kushte. Me raportin, në Shkup vijnë edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, Mogherini dhe Hahn, që e shton pritjen e një fjale pozitive nga Brukseli.
Një gjë është e vërtetë, ardhmëria e Ballkanit Perëndimor, përfshi Maqedoninë, është në BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite