Cila është puthja e parë filmike? Kur startoi “Playboy” i famshëm dhe kush ishte në ballinën e tij? Pse Elvis Presley ishte mbret në rock dhe revolucionar në TV? Pse Madonna bëri kthesë të madhe në film dhe në TV? Cili film tronditi opinionin në vitin 1986 dhe pse Sharon Stone me një gjest siguroi përjetësinë në fushën e skandaleve të Hollywoodit? Cili serial televiziv u popullarizua në 120 shtete? Pse një shfaqje teatrore është në maje të provokimeve erotike të vitit 2000?
“Kur kthehem prapa dhe shikoj se çfarë ka ndodhur krejt në karrierën time, nuk mund ta bindi veten që nuk i kam nja 200 vjet. Së paku a…”!
Këto fjalë të “ukut” të vjetër, Jack Nicholsonit, mund të aplikohen me të madhe edhe për sa i përket zhvillimit të filmit dhe të televizionit, posaçërisht në dritën e promovimit të erotikës në kinema dhe në TV.
KUSH TJETËR POS MARILYN MONROES
Në fillim, televizioni dhe filmi ishin krejtësisht të censuruar në këtë aspekt dhe ishte e pamundur të shihet çfarëdoqoftë që aludonte në seks. Me kalimin e kohës, duket që shumë tabu ranë dhe liritë e të gjitha llojeve dhe të gjitha gjinive pushtuan filmin dhe TV-në.
Puthja e parë me dy trupa gjysmëlakuriq është ajo e Burt Lancasterit dhe Deborah Kerrit në filmin e madh “From here to Eternity”, në vitin 1953. Ky vit është njëmend i veçantë në këtë aspekt, sepse më 1953 lansohet numri i parë i magazinës për meshkuj dhe për zbavitje, “Playboy”. Në ballinën dhe në posterët e parë të “Playboy”-it u gjet (kush tjetër pos) Marilyn Monroe. Në vitin 1999, në një anketë gjithpërfshirëse, “Playboy” zgjodhi Marilyn Monroen si femrën më të bukur të shekullit XX. Me meritë, gjithsesi.
Elvis Presley si “rock mbret” ka kontribuar goxha me sjelljet e tij në erotizimin e TV-së dhe filmit. Ed Sullivan që udhëhiqte asokohe showin e tij të njohur televiziv, kapërceu shumë bariera për ta sjell Presleyn, i cili me të gjithë trupin e tij dhe veprimet tepër provokative për kohën, paralajmëronte ardhjen e perandorisë së rockut.
NATALIE WOOD DHE WARREN BEATTY
Në vitin 1961, shikuesit për herë të parë panë “puthjen franceze” në ekran: protagonistë ishin Warren Beatty dhe Natalie Wood në filmin “Splendor in the grass”.
Nuk do të besoni që tek në vitin 1962 u lejua që një çift të del në TV së bashku në shtrat. Ishin këta Hermand dhe Lily Munster në një serial televiziv.
Në vitin 1969, në ekran paraqiten “suingerë” e parë: Ishin këta çiftat Bob dhe Carol (në aktrimin e Robert Culpit dhe Natalie Woodit) dhe Ted dhe Alice (Elliot Guld dhe Dyan Canon).
Në vitin 1972, Burt Reynolds do të bëhet aktori i parë i famshëm i cili do të pozojë lakuriq për magazinën e njohur “Cosmpolitan”. Raynolds ishte atëbotë në kulmin e karrierës së tij si aktor. Më vonë, ai do të ballafaqohet me probleme të mëdha financiare por askush nuk do ta lusë më të pozojë.
Fundvitet e shtatëdhjeta sjellin “boomin” e erotikës në pëlhurën filmike dhe në ekranin televiziv. Farrah Fawcet ishte tejet e popullarizuar tek tinejxherët tok me Jacqeline Bisset e cila paraqitet me një fanelle të lagur që s’fsheh gjë në filmin “The Deep”. Tek meshkujt, viti 1977 sjell pantallonat e ngushtë dhe John Travoltan i cili në disko super-hutin filmik “Saturday Nigh Fever”, promovon veten si super-mashkull dhe mini-aktor. Tek në të nëntëdhjetat u dëshmua që Travolta është aktor i madh. Përndryshe, partnerja e Tarvoltës në një film tjetër muzikor shumë të suksesshëm, Olivia Newton John, në vitin 1982 me hitin provokativ “Let’s get physical” për dhjetë javë do të gjendet në majë të top- listave botërore.
Bo Derek në vitin 1979 ishte femra më e fotografuar, fal edhe rolit të saj provokativ në filmin “Bolero”. Në vitin 1980, Richard Gere ekzekuton zhigolin në filmin “American Gigolo”. Zhigolo “masovik” mashkullor do të ketë edhe në vitin 1997, në filmin “The Full Monty” që ishte një komedi angleze.
Duket që erotika priste pas vdekjes së Marilyn Monroes, një femër tjetër për tu shfaqur me tërë fuqinë e saj në film, televizion dhe në muzikë. Ishte kjo Madonna e cila me këngën “Like a Virgin”, në vitin 1985, nisi të “lëkund dhe të shkund” tabutë e të të gjitha llojeve.
SKENAT SKANDALOZE TË NJË FILMI
Në vitin 1987, George Michael me hitin e tij “I want your sex” dhe spotin tejet provokativ, u mundua t’i bashkëngjitet Madonnës, por pa sukse(k)s të madh. Më në fund, dihet se çfarë skandali lidhet me afinitetet seksuale të George Michaelit.
Filmi i cili njëmend tronditi opinionin në vitin 1986 ishte “9½ Weeks” me Kim Basinegrin dhe Mickey Rourken në rolet kryesore. Skenat erotike të këtij filmi vazhdojnë të cilësohen si tepër të guximshme për një film me pretendime serioze dhe për aktorë të klasit të parë, çfarë ishin këta të dytë. Vazhdimi i dytë i filmit, pa Basingerin, ka pësuar fiasko të vërtetë, përkundër pranisë së bukuroshes Angie Everhart. Një film tjetër u pa po ashtu si provokativ, por në “kufijtë e durueshëm”. Ishte ky filmi “Dirty Dancing” me Patrick Swyzen dhe Jennifer Greyin. Kishte në këtë film muzikë dhe erotikë sa të duash…
Në vitin 1989 u lansua seriali i njohur, thuhet më i popullarizuari dhe më i shikuari në botë, “Baywatch”. Seriali i cili është shfaqur në 120 shtete, siç e dini (natyrisht), bën fjalë për ndodhitë në plazh dhe të bëmat e shpëtimtarëve të atyre që fundosen. Ky serial, pos tjerash, promovoi edhe Pamela Andersonin, Yasmin Bleethin dhe shumë bukuroshe të tjera.
Në vitin 1992, kryqëzimi i këmbëve nga Sharon Stone në filmin “Basic Instict”, la pa mend dhe pa frymë gjininë mashkullore. Stone ishte femër fatale e cila “gëlltitë” meshkuj. Shumë fjalë janë thënë për këtë film dhe këtë gjest të Sharonet, për të cilin kinse nuk ka ditur gjë as regjisori i “Basic Instic”, Paul Verhouven.
Pamela Anderson Lee (këtë mbiemër të ri kjo e fitoi pas martesës me Tommy Leen, rock daullistin e njohur), me siguri është femra që më së shumti (keq)përdori fuqinë e fotografisë lëvizëse në synim të promovimit të erotikës. Pamela dhe Tommy xhiruan “veprimet” e tyre shtëpiake dhe pastaj “dikush” ua vodhi videokasetën dhe kështu, e tërë bota e lume e pa me sy “marren” e tyre. Bota pa edhe marre të tjera të këtyre të dyve, të cilët nuk arritën të xhirojnë asnjë sekuencë të përleshjeve të tyre “frontale” të cilat e bënë Pamelën me “gjurmë” të të gjitha llojeve në fytyrë.
Më në fund, një shfaqje teatrore, “Graduate”, u bë e njohur në mbarë botën së pari me lakuriqimin e plotë të Kathleen Turnerit e pastaj edhe me Jarry Hallin, ish-gruan e Mick Jaggerit, e cila e zëvendësoi atë në këtë rol, i cili shumë vite më parë e bëri të popullarizuar Anne Bancroftin në filmin ku partner i saj ishte Dustin Hoffman i ri. Nëse keni harruar, filmi dhe shfaqja bëjnë fjalë për një femër në moshë e cila “mashtron” një djalosh të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje