LAJMI I FUNDIT:

PSG nis bisedimet me Pogban

PSG nis bisedimet me Pogban
Paul Pogba (Getty Images)

Paris Saint-Germain thuhet se ka nisur bisedimet për transferimin e francezit Paul Pogba nga Manchester Unitedi.

Mesfushori francez u transferua në verën e vitit 2016 nga Juventusi për një shifër rekord botëror atë kohë.


Por, ai ka dështuar t’i plotësoj pritshmëritë e drejtuesve të klubit anglez dhe shpeshherë ka qenë i kritikuar për nivelin e treguar.

Legjenda e Unitedit, Robson - Pogbas: Ndali shakatë në rrjetet sociale, përqendrohu në punë
Lexo po ashtu Legjenda e Unitedit, Robson - Pogbas: Ndali shakatë në rrjetet sociale, përqendrohu në punë

Megjithatë, skuadrat e interesuara për shërbimet e tij nuk kanë munguar asnjëherë, ku ndër më seriozet është PSG-ja.

Pogba është në formë të mirë në ndeshjet e fundit (Getty Images)

Sipas mediumit Paris United, PSG kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesin e Pogbas, të cilin ata duan ta transferojnë me një lëvizje të madhe parash.

Hierarkia e PSG-së është e pakënaqur me eliminimin e fundit të tyre nga Liga e Kampionëve dhe po planifikojnë një verë të madhe shpenzimesh.

PSG dëshiron Pogban e Martialin, Unitedi kërkon Neymarin në këmbim
Lexo po ashtu PSG dëshiron Pogban e Martialin, Unitedi kërkon Neymarin në këmbim

Klubi gjithashtu ka udhëzuar kohëve të fundit reprezentuesit francez të skuadrës për të folur me Pogban në lidhje me një lëvizje në Parc des Princes gjatë afatit kalimtar veror.

Tani ata kanë filluar bisedimet me agjentin e Pogbas, Mino Raiola, lidhur me potencialin e një kalimi në kryeqytetin francez dhe gjatë verës mund të ketë lëvizje në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori