Paul Pogba është nxitur nga legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson, për të ndaluar shakatë në rrjetet sociale dhe të përqendrohet në punën e tij.

Mesfushori francez  është përballur me shumë kritika këtë sezon për aktivitetet e tij jashtë fushe, me 25-vjeçarin e akuzuar për shpenzime të tepërta të kohës në rrjetet sociale dhe ngjyrosjen e flokëve të tij.

Vlera e tij ndaj shpenzimeve të skuadrës nga Old Trafford është vënë në pikëpyetje, me Jose Mourinhon që ka vendosur mesfushorin e 124 milionë eurove në disa bankën rezervë.

Raiola: Unitedi e ka blerë lirë Pogban Raiola: Unitedi e ka blerë lirë Pogban

Legjenda e Unitedit, Robson është ndër ata që besojnë se Pogba duhet të fillojë të përqendrohet më shumë në lojën e tij në fushë në mënyrë që të japë potencialin e tij, pasi më e rëndësishme për të është që ta njohin se ai është një yll i sportit sesa një ‘vip’ i famshëm.

Pogba është kritikuar shumë për lojën e tij (Getty Images)

“Ai rri shumë atje [në rrjetet sociale] dhe ai qeshur dhe bërë shaka”, ka thënë fillimisht Robson për shoun e futbollit “Off the Ball“.

“Ai pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, duke qenë se ai është një karakter i qetë dhe ai qeshur dhe dëshiron të bëjë shaka me tifozët”.

“Për mua, kjo është paksa e tepërt. Ju duhet të fitoni”.

Robson: Mourinho ka skuadrën më të fortë që prej Alex Fergusonit Robson: Mourinho ka skuadrën më të fortë që prej Alex Fergusonit

“Kjo nuk është një lojë, kështu që është dikush si unë, Roy Keane dhe Graeme Souness, Gary Neville dhe njerëz të tillë, që nuk e kuptojmë atë”.

“Kjo nuk është një lojë, kjo është jeta jonë dhe ne duhet të fitojmë dhe mendoj se Paul duhet të fus atë pak më shumë në karakterin e tij. Kjo është puna e tij”. /Telegrafi/