LAJMI I FUNDIT:

Përfundon drama në Bernabeu, Reali në gjysmëfinale pas golit të CR7 nga penaltia

Përfundon drama në Bernabeu, Reali në gjysmëfinale pas golit të CR7 nga penaltia
Asensio, Marcelo dhe Ronaldo duke festuar golin ndaj Realit (Foto: Getty Images)

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë në çerekfinale mes Real Madridit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-3. Me këtë rast Los Blancos vazhdojnë në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 4-3.

Ishte një ndeshje me shumë raste, por Zonja e Vjetër befasoi me lojën e mirë.

Koreografia e tifozëve të Realit para ndeshjes ndaj Juves (Foto: Getty Images)

As tifozi më optimist në ëndrrën më të mirë nuk do kishte pritur një gol nga Mario Mandzukic në minutën e dytë.


Mario Mandzukic duke festuar golin ndaj Realit në Santiago Bernabeu (Foto: Getty Images)

Në vazhdim Reali tentoi me disa raste nga Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Isco.

Por, kur të gjithë ishin duke pritur gol nga vendasit, në skenë doli edhe një herë Mandzukic (37′) me një tjetër gol me kokë dhe me rezultatin 0-2 përfunduan 45 minutat e parë.

Festa te goli i Blaise Matuidit (Foto: Getty Images)

Rasti i parë në pjesën e dytë ishte nga Ronado (58′), por Blaise Matuidi u kundërpërgjigj me gol në minutën e 61-të pas një gabimi nga Keylor Navas.

Los Blancos shpresuan deri në fund, rrezikuan me Iscon, Raphael Varane dhe Ronaldo.

Kur të gjithë ishin duke pritur që loja do të shkojë në vazhdime, gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti nga Mehdi Benatia në Lucas Vazquez.

Cristiano Ronaldo gjatë një momenti ndaj Juves (Foto: Getty Images)

Pas ankesave të shumta nga loja u përjashtua Gianlugi Buffon dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Ronaldo në minutat shtesë.

Reali kalon në gjysmëfinale, ndërsa kundërshtari do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hnx4b

https://www.dailymotion.com/video/x6hnwsw

https://www.dailymotion.com/video/x6hnx4d

Në trend Sport

Më shumë
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Paraqitje solide, por Shqipëria mposhtet në

Paraqitje solide, por Shqipëria mposhtet në "Air Albania" nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori