LAJMI I FUNDIT:

Coinbase kërkon të licencohet si broker

Coinbase kërkon të licencohet si broker

Kompania me seli në San Francisco që një prej platformave më të mëdha në botë të këmbimit e kriptovalutave Coinbase, kërkon të regjistrohet pranë Komisionit Amerikan të Bursave (SEC) si një firmë broker e licencuar.

Sipas Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, aktualisht kompania vlerësohet me 1.6 miliard dollarë.


Një lëvizje e tillë do t’i jepte qasje Coinbase në tokenët e rinj dixhital, por gjithashtu do të inkurajonte bursa të tjera të ndiqnin të njëjtat hapa dhe sa i përket qëndrimit të SEC-ut ende nuk ka vendosur sesi do të përcaktojë kriptovalutat.

Mirëpo, ky autoritet ka rekomanduar ndjekjen e testit Howey, krijuar nga Gjykata Supreme në vitin 1946 për të përcaktuan nëse një aset dixhital mund të konsiderohet si mjet financiar jo-konvencional dhe t’u nënshtrohet rregulloreve të stoqeve dhe bonove.

Aktualisht kompania ka një politikë për listimin vetëm të aseteve që i gjykon të qëndrueshme dhe nuk janë subjekt luhatjesh në vlerë.

Nëse Coinbase licencon aktivitetin si broker, do të lejohet vetëm të ofrojë asete dixhitale të regjistruara pranë SEC-ut. /Telegrafi/