LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Jemi duke i tejkaluar dëmet e qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së

LSDM: Jemi duke i tejkaluar dëmet e qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së

Përmes një kumtese, LSDM-ja u është kundërpërgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, duke deklaruar se dëmet e qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së janë duke u tejkaluar.

Sipas tyre, lajmet e rreme dhe akuzat boshe nuk mundet që t’i fshehin dëmet ndaj qytetarëve dhe shtetit që, sipas tyre, OBRM-PDUKM-ja i ka bërë në qeverisjen 11 vjeçare kriminale.

LSDM-ja thekson se qeverisja e tyre është dike e stabilizuar ekonominë e vendit dhe është duke i profesionalizuar institucionet që, sipas tyre, punojnë në interes të qytetarëve. /Telegrafi/