Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim ambasadorin e Kosovës, në Mal të Zi, Skënder Durmishi, me të cilin ka biseduar për inicimin e marrëveshjeve bashkëpunuese për projekte infrastrukturore, të cilat do të shërbenin në rritjen, forcimin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.
Duke i vënë një theks të veçantë lidhjes hekurudhore Kosovë-Mal i Zi, lidhje kjo e cila për momentin nuk ekziston, ministri Pal Lekaj shfaqi interesim, duke pohuar se Ministria e Infrastrukturës është e interesuar që kjo ide të bëhet jetike.
Ai tha se me ndërtimin e lidhjes hekurudhore do të zhvillohej edhe turizmi, ku qytetarëve do t’u ofrohej edhe më shumë mundësi se sa tani, të merren me sport dhe rekreacion.
Meqenëse ky takim ishte vetëm plasim i ideve dhe shikimi i mundësive për projekte hekurudhore, të cilat në një të ardhme mund të implementohen, ministri Lekaj deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjeve bashkëpunuese do të shërbente si një lloj shtytjeje për fillimin e këtyre proceseve.
Ambasadori Skënder Durmishi tha se linjat hekurudhore do të ndikonin në forcimin e lidhjes fqinjësore dhe asaj ekonomike, mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke e lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, e sidomos tregtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City