LAJMI I FUNDIT:

Kovachev: Tekstet shkollore për histori duhet të ndryshojnë në Maqedoni dhe Bullgari (Foto)

Kovachev: Tekstet shkollore për histori duhet të ndryshojnë në Maqedoni dhe Bullgari (Foto)

Përmes profilit të tij në Facebook, eurodeputeti bullgar, Andrey Kovachev ka reaguar në lidhje me librat e historisë, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari.

Duke shpërndarë një lajm të ministres së Arsimit të Maqedonisë, Renata Deskoska, ku ajo thotë se nuk do të ndryshohen librat e historisë, Kovachev shprehet se tekstet shkollore për historinë duhet që të rishikohen.

“Kështu nuk do të kuptohemi me ish-komunistët e Titos. Me gënjeshtra në libra, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari nuk mund që të vazhdohet”, ka shkruar eurodeputeti bullgar, Andrey Kovachev./Telegrafi/