Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizituara në Bashkinë e Lushnjës, është Manastiri i Ardenicës (ose Artemisës, hyjneshë e pjellorisë). Ky objekt i rëndësishëm kulti ngrihet në një vend dominues në kodrat pjellore me të njëjtin emër, në lartësinë 200 metra mbi nivelin e detit.
Në rrugën për në Fier-Vlorë, në kthesën e fortë afër fshatit Kolonjë, të shfaqet përball Manastiri i Ardenicës. Si një murg i lashtë, hijerëndë, qëndron ulur maj kodrës së bukur në një natyrë të qet. Qiparis, pisha dhe drurë të harlisur e mbajnë mes tyre këtë “plak” të moçëm dhe lëshojnë pika vese mbi zhgunin e tij të tymosur nga koha. Hija e tij e rëndë si një magnet i fuqishëm të tërheq ta vizitosh.
Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.
Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shekullin XII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Këtë e konfirmoi dhe Drejtori i Muzeut Historik të Lushnjës, Niko Ferra.
Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të një rruge të vjetër romake degëzim i Egnatias. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip.
Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti ku vazhdojnë të strehohen disa murgj, por brenda tij ndodhet dhe kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri vajit, furra, stalla, për kafshët e udhës së besimtarëve ortodoks të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kureshtar të historisë dhe të monumenteve të kulturës.
I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, e bën këtë manastir më tepër të vizitueshëm, pasi mbi 10 mijë vizitorë ngjiten aty çdo vit. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.
Të kalosh disa orë në të, mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojar që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, hartën astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme… /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
ASHIK QERIBI
GJUHA SHQYPE
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje