LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian reagon kundër Izraelit

Bashkimi Evropian reagon kundër Izraelit

Bashkimi Evropian ka reaguar kundër gjuajtjes së forcave izraelite më armë zjarri ndaj palestinezëve të cilët marrin pjesë në protesta paqësore në Gaza.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini thuhet se “Dje si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga forcat izraelite, kanë humbur jetën të paktën 9 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe një gazetar dhe një fëmijë ndërsa janë plagosur qindra persona. Kjo vë në pikëpyetje serioze përdorimin e forcës proporcionale nga Izraeli dhe kjo nuk duhet të injorohet”.

BE-ja shpreh pikëllim të madh për humbjet e jetëve të shumë personave gjatë protestave, duke uruar shërim sa më të shpejtë për të gjithë të plagosurit.


Në deklaratë po ashtu u bëhet thirrje të gjithë përgjegjësve për arritjen e ndihmave mjekësore për personat në nevojë dhe ritheksohet thirrja e BE-së për vetëpërmbajtje në mënyrë që të pengohet rritja e tensioneve dhe humbjes së jetëve duke shtuar se BE është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme.

Forcat izraelite në protestat e mbajtura dje në kuadër të ‘Marshimit i Kthimit të Madh’ vranë 10 persona dhe numri i të rënëve nga ushtarët izraelitë që nga 30 marsi e deri më tani është rritur në 31, gjithashtu janë plagosur 1,354 palestinezë nga të cilët 33 janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Kalo në kategori