Makina e parë SUV nga Aston Martin, do të lëvizë vetëm me benzinë (Foto)
Ishte prezantuar si SUV elektrik, por Aston Martin ka ndryshuar planet
Kur Aston Martin e prezantoi për herë të parë modelin DBX, u tha se është një SUV tërësisht elektrik, transmeton Telegrafi. Por, në industrinë e automobilizmit planet gjithmonë ndryshojnë, ndërsa as emrin nuk do ta ketë të njëjtë. SUV-i i parë nga ky prodhues britanik, do të quhet Varekai, teksa do të ketë motor që lëvizë vetëm me benzinë. Në këtë formë, bëhet rival i afërt me Bentley Bentayga, Lamborghini Urus, Ferrari i ri dhe Rolls-Royce SUV.
Për dallim prej konceptit, që u prezantua me tri dyer, varianti final do të jetë me pesë dyer. Andy Palmer, që është një prej drejtuesve në Aston Martin, ka konfirmuar se do të jetë makinë me benzinë, duke hedhur poshtë mundësinë se do të lëvize më naftë apo hibrid që mbushet në rrymë.
“Për një kohë të gjatë, më duket se naftës i ka kaluar koha. Sikur të jetë e vdekur. Në anën tjetër, veturat hibride nuk janë të sigurta, duhet kohë për tu mësuar me to” ka thënë Palmer. Ky SUV pritet ta ketë motorin turbo-dyshe V12 të adoptuar nga modeli DB11. Prej këtij të fundit dhe Vantage, do të trashëgojë një pjesë të platformës, ndërsa do të ndërtohet në punëtorinë në Wales. Aston Martin do të lansojë në të ardhmen edhe SUV elektrik, por të emëruar Lagonda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
‘Mini SUV’ nga Hyundai
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Marakli t'kerreve dhurojnë spektakël në organizimin 'Diaspora Meeting'
Vitin e ardhshëm, veturat elektrike të lira pritet të rrisin pjesën e tregut me 40 për qind në Evropë
Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'