LAJMI I FUNDIT:

Pas festës së Pashkëve, Gruevski çdo ditë në Gjykatën Penale

Pas festës së Pashkëve, Gruevski çdo ditë në Gjykatën Penale

Pas festët së Pashkëve për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, vijon një javë e ngjeshur sa i përket seancave gjyqësore kundër tij.

Prej të martën deri të premten ai duhet të paraqitet çdo ditë në Gjykatën Penale. Të martën dhe të mërkurën gjegjësisht me 10 dhe 11 prill janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndën “Tanku”, ku Gruevski akzohet për blerjen e paligjshme të Mercedesit të shtrenjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të enjten më 12 prill, duhet të mbahet seanca e dytë gjyqësore për lëndën “Titanik”, pasi më herët avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë që të përgatisin dëshmitë.


Deri në fund të muajit Gruevski duhet të merr pjesë në 10 seanca gjyqësore edhe atë: 5 gjykime për lëndën “Tanku”, 3 për “Titanik”, 1 për “Traektorja” dhe 1 për lëndën “Dhuna në Qendër”.

Kundër ish-kryeministrit ka 5 aktakuza aktive të ngritura nga Prokuroria Speciale, ndërsa ndaj tij tre tjera janë në fazën parahetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme

"Me të lyer me benzinë dhe me të djegë", gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë: Reagon AGK

Lajme
Të nxitura nga

Të nxitura nga "sfida" në "TikTok", shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Lajme
Kalo në kategori