LAJMI I FUNDIT:

E vërtetë, kilogramët humbin edhe me bukë

E vërtetë, kilogramët humbin edhe me bukë

Rezultatet e studimit në Tel-Aviv kanë treguar që hidrokarburet për kafjall nuk i bëjnë asgjë të keqe dietës suaj, përkundrazi i kontribuojnë humbjes së kilogramëve!

Një copë buke në kafjall zvogëlon reaksionin e glukozës dhe shëndosh më pak nga po e njëjta copë buke të cilën do ta hanit në mbrëmje.

Koha në të cilën hani dhe sa shpesh hani është më e rëndësishme nga ajo se çfarë hani dhe sa kalori keni futur në organizëm, transmeton Telegrafi.


Studimi ka zbuluar që njerëzit të cilët kanë pasur kafjall me bollëk, dreka mesatare dhe darka e vogël kanë pasur katër herë më shumë shanse që të dobësohen nga ata të cilët kanë ngrënë gjashtë racione të vogla në ditë.

Për shembull, një copë buke me gjalpë, banane dhe fara chia do të ishte zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme për fillim të ditës, mirëpo assesi zgjedhje e mençur për darkë.

Edhe pse studimi ishte vetëm test për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti dhe obesiteti, është tregues i mirë edhe për njerëzit e shëndetshëm të cilët dëshirojnë të humbin peshë trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori