LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja në gjykatën e Tiranës, Basha: Fytyra e vërtetë e shtetit kriminal të Ramës

Ngjarja në gjykatën e Tiranës, Basha: Fytyra e vërtetë e shtetit kriminal të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë në Facebook për atë çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës. Kjo është fytyra e vërtetë e shtetit kriminal të Edi Ramës, shkruan kreu i opozitës.

“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, thotë Basha. /Top Channel