Shpenzimi i pakontrolluar i pjesës dërmuese të rezervave shtetërore për vetëm tre muaj nga Qeveria e Kosovës ka ngritur alarmimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për gazetën Zëri ka komentuar shpenzimin e fondeve nga rezervat shtetërore, tërheqjen e një milion eurove për t’i mbuluar faturat e papaguara të serbëve në veri, raportin e publikuar nga Banka Botërore që nxjerr Kosovën ndër vendet që ka shënuar progres prej 9.2 për qind në punësim, si dhe rrezikun që disa skema sociale mund t’ia shkaktojnë buxhetit të shtetit.
Për fillimin e shpenzimeve të rezervave shtetërore brenda një periudhe tremujore, Vermeulen ka këshilluar që të kufizohet përdorimi i tyre vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura.
“Buxheti i Kosovës, gjithashtu, lë mënjanë një shumë të vogël që nuk është e rezervuar dhe jep fleksibilitetin e nevojshëm për t’u marrë me ngjarjet e paparashikuara. Në praktikë ka shumë presion për ta përdorur këtë shumë për t’i financuar nismat e reja të shpenzimeve, duke minuar kështu qëllimin e saj. Si rezultat, një pjesë e konsiderueshme e rezervës tashmë është përdorur në fillim të vitit fiskal. Në këtë kontekst, ne mendojmë se është e rëndësishme të kufizohet përdorimi i këtyre fondeve vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura”, ka thënë Vermeulen.
Ai thotë se shumë vende e kanë një rezervë të rastit apo të paparashikuar në buxhetin e tyre për t’i mbuluar shpenzimet urgjente pa i rrezikuar planet buxhetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
“American Airlines”, drejt shkurtimit të 7 mijë punonjësve
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët