LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Juventus – Real Madrid

Parashikim: Juventus – Real Madrid
Allegri dhe Zidane (Goto: Getty Images)

Nëse klasiket lokale tërheqin vëmendjen, edhe më shumë rrëmben vëmendjen e secilit futbolldashës klasikja e vjetër evropiane – skuadra më e trofeshme italiane përballë skuadrës më të trofeshme spanjolle në atë që është një “deja vu” i përkryer futbollistik.

Vendi: Juventus Arena, Torino
Koha: E martë, 3 prill, 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Juventusi

Miralem Pjanic dhe Medhi Benatia janë të suspenduar për ndeshjen e parë ndaj Realit, teksa Giorgio Chiellini, Alex Sandro dhe Rodrigo Bentancur janë vetëm një karton larg për të munguar në ndeshjen kthyese.

Federico Bernardeschi dhe Alex Sandro janë rikthyer në stërvitje të mërkurën, por Mandzukic nuk ishte në gjendje që të stërvisë me pjesën tjetër të skuadrës duke nxitur dyshime.

Formacionet e mundshme: Juventus - Real Madrid
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Juventus - Real Madrid

Real Madrid

Cristiano Ronaldo do të rikthehet për ekipin e parë në aksion pasi u pushua në fundjvë.

Nacho do të mungojë pasi u largua nga ndeshja ndaj Las Palmas.

Isco ose Marco Asensio pritet që të startojnë para Gareth Bale në Torino.

Sergio Ramos është një ndëshkim larg një suspendimi për ndeshjen kthyese.

Fakte

Janë shënuar së paku tri gola në 20 nga 21 ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 17 nga 21 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi i ka fituar katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analiza

Juventusi do të dalë për t’u hakmarrë dhe gjigantët e Serie A ka 11 ndeshjet që nuk kanë pranuar gol në 13 sfida të zhvilluara në shtëpi.

Real Madridi po fillon që të përshtatet në kohën ideale. Los Blancos i kanë fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe Ronaldo e ka rigjetur formën e tij para golit, duke shënuar 23 gola në vetëm 13 ndeshejt e fundit për klubin dhe kombëtaren.

Juventusi është në momentin ideal për të ndërprerë gjasat e Realit për një triumf të tretë rresht në Ligën e Kampionëve, por është e vështirë që të vësh bast kundër mbretërve. Spanjollët do të jenë optimist për ndeshjen kthyese.

Parashikimi: Juventus 1-0 Real Madrid