LAJMI I FUNDIT:

Joshua pas fitores ndaj Parkerit: Mos harroni, unë jam kampioni i unifikuar i botës për pesha të rënda

Joshua pas fitores ndaj Parkerit: Mos harroni, unë jam kampioni i unifikuar i botës për pesha të rënda
(Foto: Sky Sports)

Anthony Joshua ka fituar ndeshjen për unifikimin e titujve të peshave të rënda, pasi ka mposhtur Joseph Parkerin, duke e quar rekordin në 21 ndeshje me 21 fitore.

Boksieri britanik ka arritur të fitojë ndaj boksierit nga Zelanda e Re në një ndeshje të fortë që shkoi deri në raundin e 12-të, duke u bërë kampion i unifikuar i botës për pesha të rënda dhe tani bartë katër rripa: WBA, WBO, IBF dhe IBO.


Fitorja e Joshuas erdhi nga vendimi unanim i tre gjyqtarëve, ku dy gjyqtarë ia dhanë fitoren me rezultat 118:110, ndërsa njëri 119:109.

Joshua shkruan historinë, mposht Parkerin dhe bëhet kampion i unifikuar
Lexo po ashtu Joshua shkruan historinë, mposht Parkerin dhe bëhet kampion i unifikuar

Pas ndeshjes, Joshua u pa i lumtur pas unifikimit të titujve, lavdëroi kundërshtarin e tij, Parker, dhe nuk harroi të thotë se është ai kampioni i padiskutueshëm i botës.

Joshua me katër rripat e tij (Foto: Sky Sports)

“Strategjia ime ishte të qëndroja prapa goditjeve dhe kjo më siguroi një tjetër rrip titulli botëror”, ka thënë fillimisht Joshua pas ndeshjes.

“Mendova se ishte e vështirë, por duke shkuar në dymbëdhjetë raunde ishte punë e lehtë”.

Joshua duke lëshuar të majtën e tij të fushqishme drejt Parkerit (Foto: Matchroom Boxin/Twitter)

“Unë e di se bastet thoshin se unë mund të jepja një nokaut, por nuk ndodhi. Parker ishte një kampion botëror”.

Foto: Sky Sports Boxing/Twitter

“Kjo ishte një ndeshje boksi, jo një luftë. Parker tha se kjo do të ishte luftë, thashë se kjo do të ishte finesë në boks”.

“Mos harroi se unë jam kampioni i unifikuar i botës për pesha të rënda. Janë 21 luftëra profesionale me gjatë tituj të botës”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/

Joshua me katër rripat e tij

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori