LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Bayern Munich – Borussia Dortmund

Statistika, analizë dhe parashikim: Bayern Munich – Borussia Dortmund

Sot, të gjithë sytë e dashamirësve të futbollit gjerman do të shikojnë kah “Alianz Arena”. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe. Bayern Munich do të mirëpres Borussia Dortmundin në klasiken e futbollit gjerman.

Vendi: Munich, Alianz Arena
Koha: 31 mars (e diele), 18:30

Allianz Arena ka kapacitet prej 75,000 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve


Bayern Munich

Niklas Sule mund të fillojë në qendër të mbrojtjes nëse Jerome Boateng nuk shërohet pas lëndimit me kombëtaren gjermane.

Thiago dhe James Rodriguez do të sfidojnë Arturo Vidalin për një vend në mesfushën e bavarezëve.

Menaxheri Jupp Heynckes pritet të fusë lojtarët më të fortë, pavarësisht ndeshjes së mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Sevillas.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Borussia Dortmund

Omer Toprak nuk ka gjasa të kthehet nga problemet muskulare në kohë, që do të thotë se Sokratis duhet të ketë për partner në qendër të mbrojtjes Manuel Akanji.

Me Marco Reusin që është i dyshimtë, Maximilian Philipp ose Christian Pulisic mund të kenë një mundësi në krahun e djathtë.

Është gjithashtu e mundur që menaxherit Peter Stoger të luajë me tre mesfushorë, ku Gonzalo Castro do të luajë si mesfushor shkatërrues te milionerët.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Bayern është i pamposhtur në 35 ndeshjet e fundit (Bundesliga).

Në 16 nga njëzet takimet e fundit të Bayernit sui vendas janë shënuar mbi tre gola (Bundesliga).

Bayern kanë shënuar të paktën dy gola në 12 nga 14 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi (Bundesliga).

Në pesë ndeshjet e fundit mes Bayernit dhe Dortmundit janë shënuar mbi dy gola.

Borussia Dortmund janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit (Bundesliga).

Bayerni ka shënuar të paktën dy gola në pesë ndeshjet e fundit kundër Borussia Dortmundit në të gjitha garat.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 28 të Bundesligës dhe formacionet e mundshme

Analizë

Bayern Munich do të përpiqet që të rikthehet te fitoret pas humbjes me rezultat 2-4 kundër RB Leipzigut. Ajo ishte humbja e parë në vitin 2018 dhe do të kërkojnë të kompensojnë këtë humbje.

Borussia Dortmund janë të pamposhtur në 12 ndeshjet në Bundesliga nën drejtimin e Peter Stogerit, por u eliminuan nga Liga e Evropës nga Salzburg.

Stoger është nën presion të madh për të përmirësuar rezultatet pasi që ka shumë barazime dhe nuk e ka siguruar ende një vend për Ligën e Kampionëve.

Presim që Bayern të përpiqet të dominojë lojën që në fillim dhe të shënojë shumë shpejt ndonjë gol.

Parashikim: Bayern Munich 3-1 Borussia Dortmund

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori