LAJMI I FUNDIT:

Daniel Serwer: Maqedonia të anëtarësohet në NATO me referencën IRJM, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit

Daniel Serwer: Maqedonia të anëtarësohet në NATO me referencën IRJM, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit

Analisti politik amerikan, Daniel Serwer ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AIM se është koha që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhet.

Sipas tij, kjo d të ishte në të mirë të të dy vendeve, Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe për rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Serwer thotë se do të gëzohet nëse do të gjindej zgjidhja, megjithatë mendon se edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, Maqedonia duhet të hyjë në NATO me referencën e përkohshme IRJM.


Analisti amerikan konsideron se Greqia do të njollosej nëse nuk do të respektohej vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me marrëveshjen e përkohshme, duke shtuar se SHBA-të e kanë vlerësuar shumë gjestin e Maqedonisë me rastin e largimit të diplomatit rus./Telegrafi/