LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet dokumenti që përjashton Skënderbeun për 10 vite dhe e dënon 1 milion euro

Zbulohet dokumenti që përjashton Skënderbeun për 10 vite dhe e dënon 1 milion euro

Komisioni i Etikës së UEFA ka marrë vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut.

Madje dhe gjobë prej një milion eurosh, pas akuzave për kurdisje, duke lënë në fuqi sugjerimet e inspektorëve.


Dënimi është dhënë në datën 21 mars, dhe syri.net zbulon vendimin me dokumentin e mëposhtëm.

Përveç dënimit, korçarët janë dënuar edhe me një gjobë prej 1 milionë euro.

Klubi korçar ka tri ditë kohë për ta apeluar këtë vendim, me shpresën se në Komisionin e Apelit të UEFA-s mund të ndryshojë diçka, në të kundërt do t’i falet CAS-it të Lozanës, përfundimisht.

Në kopjen e vendimit, i cili i është dërguar edhe FSHF-së, bëhen me dije edhe këshillat për apelim të subjektit të dënuar, pra Skënderbeut.

Ja vendimi i plotë:

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s vendosi:

1.Të përjashtojë KS Skënderbeu nga pjesëmarrja në garat europiane të klubeve për 10 vite.

2.KS Skënderbeu jobitet me 1.000.000 (një milion) €.

3.Gjoba e mësipërme duhet të paguhet në llogarinë bankare brenda 90 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi.

Thomas Partl, Kryetar

Në dijeni të Federatës Shqiptare të Futbollit

Këshilla për Apelimin

Ky vendim është i hapur për ankim (neni 60 DR). Deklarimi i qëllimit për të apeluar vendimin e organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës duhet të depozitohet në administratën e JEFA-s, me shkrim, për vëmendjen e Organit të Ankesave, brenda tri ditëve nga njoftimi i vendimit përkatës, me arsye ( Neni 60 (2) DR). Brenda pesë ditëve nga koha e afatit të deklarimit të qëllimit për të apeluar, ankesa duhet të paraqesë, me shkrim: arsyet për ankesë, të cilat duhet të përmbajnë një kërkesë ligjore, një raport me akte, dëshmi, listën e dëshmitarëve të propozuar (me një përmbledhje të shkurtër të dëshmisë së ngritur) dhe konkluzionet e ankuesit (në veçanti, nëse duhet të merren me procedurën e ankesës, me gojë, ose me shkrim) (Neni 60 (3) DR).

Tarifa e ankimit është 1.000 €, e pagueshme me paraqitjen e arsyeve për ankesë (Neni 60 (4) DR).

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori