Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj takimit të sotëm të përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, duke thënë se “si në Bosnje në vitin 1991, u mblodhën edhe në Kosovë për ta rrënuar shtetin nga brenda”.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se takimi i sotëm në Mitrovicë u mbajt më 28 mars, datë e njohur si ‘Dita e Shtetësisë’ në Serbi, meqë ajo pat shpallur kushtetutën e saj të re më 28 mars 1989, menjëherë pas suprimimit të autonominë së Kosovës, njofton Telegrafi.
Komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:
Sot, 120 përfaqësues të 10 komunave me shumicë serbe u mblodhën në veri të Mitrovicës, në një takim që i përngjante një këshilli nacional serb në Kosovë. Mitrovica është komuna ku spastrimi etnik i shqiptarëve ka vazhduar edhe pas luftës nga strukturat paralele kriminale të Serbisë, që kanë dëbuar mbi 11,000 shqiptarë e kthimin e të cilëve ende e pengojnë. Shumë ngjashëm ka vepruar Serbia edhe me komunat me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë më 26 prill të vitit 1991, kur u mblodhën 14 komuna atje për të themeluar “Zajednicën” e tyre, e cila më vonë, përmes gjenocidit, u shndërrua në “Republika Srpska” që mban peng dhe të defunksionalizuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Jo rastësisht, takimi i sotëm në Mitrovicë u mbajt më 28 mars, datë e njohur si “Dita e Shtetësisë” në Serbi, meqë ajo pat shpallur kushtetutën e saj të re më 28 mars 1989, menjëherë pas suprimimit të autonominë së Kosovës. Takimi ndodhi në po të njejtën sallë ku dy ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi Marko Gjuriqin, të ashtuquajturin drejtues të zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, për kalim ilegal të kufirit. Sot është kuptuar nga të gjithë se ky arrestim i bujshëm ka qenë inskenim në bashkëpunim, i mirëmenduar dhe planifikuar në darkën sekrete Thaçi-Vuçiq, që tashmë është bërë publike nga diplomati austriak Petritschi në intervistën e tij në “Deutsche Ëelle”. Arrestimi i Gjuriqit, i koordinuar mes Thaçit dhe Vuçiqit, u bë me qëllim që t’i jepej Listës Serbe dhe strukturave të Serbisë në Kosovë një pretekst (edhe pse i dobët) për të nisur themelimin e “Zajednicës”.
Fjalimet e mbajtura sot në këtë takim ishin tejet të ngjashme me ato të viteve ’80-ta. Njëri pas tjetrit folësit nga disa komuna të Kosovës të banuara me serbë dhe nga disa subjekte të ndryshme politike serbe, hodhën shpifje dhe ofendime të rënda mbi shqiptarët, mbi Kosovën dhe mbi institucionet legjitime të shtetit, duke i quajtur terroristë. Ndërkohë, Serbisë i referoheshin si atdhe. U kërkua “mbrojtja” nga shteti serb prej shqiptarëve dhe u premtua ajo. U kërkua formimi i “Zajednicës” në formë ultimatumi, si mekanizëm mbrojtës dhe u premtua themelimi i saj më 20 prill, atëherë kur mbushen pesë vjet nga Marrëveshja e parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, apo Marrëveshja Thaçi-Daçiq siç njihet më shumë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon shprehjet supremaciste dhe shovene ndaj shqiptarëve që u thanë publikisht në këtë takim. Ne dënojmë gjithashtu qëndrimet e tyre kundër institucioneve të vendit. Takimi i sotëm dhe qëndrimet e shprehura aty janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kuadrin ligjor dhe rendin kushtetues të vendit, duke synuar cenimin e drejtpërdrejtë të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës, institucionet e vendit, shqiptarët anembanë, nuk mund të qëndrojnë duarkryq e të lejojnë krijimin dhe themelimin e “Zajednicës”. Ky projekt është kundërshtuar me peticionin më të madh qytetar dhe me protestat më të mëdha qytetare në Kosovën e pasluftës, si dhe është hedhur një herë poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vendimin e datës 23 dhjetor 2015, që konfirmon se “Zajednica” bie ndesh me 23 nene të Kushtetutës së Kosovës. “Zajednica” është projekt politikisht i vdekur dhe ne nuk mund të lejojmë ringjalljen e saj.
Ne u bëjmë thirrje serbëve të Kosovës që mos të bien pre e manipulimeve politike e hegjemoniste të Serbisë e të strukturave të saj në Kosovë, por të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare dhe politike në Kosovë pranë shqiptarëve e me shqiptarët, përmes shtetit të së drejtës. Vetëm në këtë mënyrë garantohet zhvillimi dhe përparimi i përbashkët.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje institucioneve të vendit të dalin në mbrotje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për të parandaluar nisma si “Zajednica” që e rrënojnë shtetin e Kosovës nga brenda. Po ashtu, urgjentisht duhet filluar dialogu nga poshtë me serbët e Kosovës per zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e të gjithëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite