LAJMI I FUNDIT:

LSDM-ja kërkon sqarime nga Mickoski për rolin e tij për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

LSDM-ja kërkon sqarime nga Mickoski për rolin e tij për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Përmes një kumtese për media, LSDM-ja kërkon sqarime nga kryetari i tanishëm i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se cili ishte roli i tij në dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në fotografitë e publikuara nga LSDM-ja shihet prania e Mickoskit në hyrje të Kuvendit, pra ai e ka tejkaluar gardhin mbrojtës.

Kjo parti e pyet Mickoskin nëse ai ka bashkërenduar veprime të disa personave që janë futur në Kuvend, dhe nëse kështu ai e kupton sundimin e ligjit.


LSDM-ja thekson se Mickoski është i obliguar që të jap sqarime për praninë e tij në Kuvend, dhe se qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën./Telegrafi/