LAJMI I FUNDIT:

Bakoyannis: Vështirë se do të ketë zgjidhje të çështjes së emrit

Bakoyannis: Vështirë se do të ketë zgjidhje të çështjes së emrit

Pesimizëm në raport të mundësisë për zgjidhje të kontestit të emrit, ka shprehur ish-shefja e diplomacisë greke, ndërsa tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakoyannis.

Në intervistë për radion “Tema” ajo e komenton edhe deklaratën e sotme të liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos, i cili tha se asnjëherë nuk do të lejojnë përdorimin e termin “Maqedonia”.

“Kamenos nuk do të bëjë asgjë. Ai është i ngjitur për kolltukun, as në ëndërr nuk mundej ta shihte se do të vinte dikush ta bëjë ministër të Mbrojtjes. Shumë të rënda më duken punët për zgjidhje, nuk e kam ndjenjën se po shkojmë drejt marrëveshjes”, thotë Dora Bakoyannis


Këto pozita ajo i mbështet me qëndrimin se qeveria greke gabimisht i ka udhëhequr negociatat nga vetë fillimi në raport të esencës.

Në pyetjen për inkuadrimin eventual të Maqedonisë nën referencë të përkohshme, ish-shefja e diplomacisë greke thotë se pikërisht për atë ka qenë presioni në vitin 2008, përderisa ndodh ajo tani, atëherë Greqia nuk do të ketë kurrfarë vegle për presion ndaj Shkupit./Telegrafi/