Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar për largimin e tij nga Vetëvendosje dhe krijimin e Grupit të Deputetëve të Pavarur dhe të ardhmen politike të këtij grupi.
Duke folur rreth largimit të tij dhe të tjerëve nga Vetëvendosje, Krasniqi tha se nuk ka të bëjë kjo me tradhti ashtu siç po thuhet.
“Ne nuk e kemi tradhtuar askënd ne vetëm mendojmë ndryshe, mënyra e reagimit që është bërë ka qenë problematike. Nuk është e vërtetë që thelbi i largimit tonë nga VV-ja ka qenë zgjedhja e Albin Kurtit kryetar. Problemi ka qenë se kah po dëshiron ta dërgojë Albini, Vetëvendosjen, nuk ka pasur të bëjë me personin por me platformën e tij dhe mënyra se si ai e sheh zhvillimin e VV-së me të cilin ne nuk kemi qenë dakord.”, u shpreh Krasniqi.
Ai më tej theksoi se koha ka ndryshuar e bashkë me të edhe Vetëvendosje.
“U krijua një situatë e re ku dukej se ne nuk duhej t’i përdorim më metodat e njëjta. Nuk mendoj se duhet të ketë lidhje dogmatike të metodave…”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi duke komentuar hedhjen e gazit lotsjellës nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës në ditën kur u votua demarkacioni, tha se ky veprim i VV-së ka qenë për hir të kësaj metode që ka përdorur edhe në të kaluarën.
“Ka qenë si aktivitet për hir të asaj metode, u dike që aty nuk mund të ndalet demarkacioni për shkak të gazit. Ishte joefikas dhe u bë thjeshtë që VV dëshironte ta ruante idenë që vazhdojnë të jenë të njëjtë dhe të ruajnë metodat që i ka përdorë më parë”, tha Krasniqi.
Deputeti i GDP-së ka thënë se ai së bashku me deputetët e tjerë të këtij grupi do të vazhdojnë jetën politike dhe se janë duke diskutuar se në çfarë forme do të vazhdojnë tutje.
“Planifikojnë me vazhdua jetën politike, jemi duke diskutuar se çfarë forme do të merr kjo punë. Do të jetë një grupim i ri politik…”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë