LAJMI I FUNDIT:

3.2 miliardë njerëz të prekur nga degradimi i tokës

3.2 miliardë njerëz të prekur nga degradimi i tokës

Sipas një raporti të publikuar i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, vë në dukje se nga kjo dukuri janë prekur 3.2 miliardë njerëz, çka do të thotë se janë krijuar kushtet për migrim masiv dhe konflikte. Degradimi i tokës për shkak të bujqësisë dhe rritjes së konsumit ka prirje të thellojë ndikimin negativ për shkak se ai po ndodh ndërkohë që popullsia sa vjen dhe rritet. Studimi në fjalë u realizua nga 100 shkencëtarë dhe u aprovua nga 129 vende dhe përmes tij synohet rritja e ndërgjegjësimit. Shifrat që sillen janë me të vërtetë alarmane.

Vitin e kaluar u përllogarit se toka pjellore që humbet çdo vit për shkak të praktikave të paqëndrueshme bujqësore është 24 miliardë tonë.


Kultivimi me drithëra dhe kullotat janë faktori kryesor që po ushqejnë degradimin e tokës. Një prej ekspertëve kryesorë të angazhuar në studim, Robert Scholes, thotë se kjo që po ndodh me territorin në mbarë botën po dërgon drejt zhdukjes së gjashtë masive në planet, shkruan Telegrafi.

Homogjenizimi i kulturave që mbillen, shndërrimi i territoreve për qëllime ekonomike, shpyllëzimi kanë sjellë humbjen e diversitetit dhe sidomos edhe të zonave të pasura me ujë. Që nga nisja e erës moderne në Tokë janë zhdukur 87 për qind të ligatinave. Përgjegjësit kryesorë për këtë që po ndodh janë vendet e zhvilluara që kanë edhe konsumin më të madh. Që nga viti 2014, 1.5 miliardë hektarë ekosistemeve natyrale janë transformuar në toka për kultivim bujqësor dhe sipas vlerësimeve vetëm 25 për qind e sipërfaqes së Tokës ka mbetur pa u prekur nga shfrytëzimi thelbësor i njeriut.

Autorët thonë se degradimi i tokës është po ashtu një ndër faktorët kryesorë për problemet që po shfaqen me klimën.

Në kuadër të këtij studimi bëhen edhe disa parashikime: deri në vitin 2050, katër miliardë njerëz do të jetojnë në toka jopjellore.

Pjesa më e ekspozuar do të jetë Amerika Qendrore dhe Jugore, Afrika Subsahariane dhe Azia. Nga degradimi i tokës mendohet se deri në vitin 2050 do të nxitet migrimi i 50-70 milionë njerëzve, ndërkohë që deri në këtë vit biodiversiteti do të ketë humbur në masën 38-46 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori