LAJMI I FUNDIT:

Kënga e re e Korab Shaqirit nuk lidhet me jetën private – hidhen poshtë spekulimet për ndarje nga bashkëshortja

Kënga e re e Korab Shaqirit nuk lidhet me jetën private – hidhen poshtë spekulimet për ndarje nga bashkëshortja

Korab Shaqiri vetëm ditë më parë publikoi videoklipin e tij të ri.

Këngëtari shqiptar lansoi ditë më parë projektin “Dashuri e këputur”.


https://www.youtube.com/watch?v=wm5UvqyEUmU

Kjo baladë e bukur erdhi me videoklip, por kjo nuk mbeti pa u komentuar.

Menjëherë filluan spekulimet për një krizë të mundshme bashkëshortore në familjen e këngëtarit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk bëhet fjalë për ndarje”, theksoi Korabi për Telegrafin.

Madje këngëtari ndihet i irituar nga këto raportime, për një këngë që siç ai ka rrëfyer ai është vetëm një baladë artistike.

“Dashuri e këputur” u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/