LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Icardi do të jetë në Kampionatin Botëror

Spalletti: Icardi do të jetë në Kampionatin Botëror
Mauro Icardi duke qëndruar në bankën rezervë të Argjentinës (Foto: Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur për Mauro Icardin dhe Ivan Perisic.

Tekniku italian është i bindur që sulmuesi argjentinas do të ftohet nga Jorge Sampaoli për Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit në Rusi.

Mauro Icardi në ndeshjen kundër SPAL-it (Foto: Getty Images)

“Icardi? Mua më intereson personaliteti dhe karakteri që tregon ai çdo herë. Në Argjentinë e njohin, ai do të jetë në Kampionatin Botëror”.


“Perisic? Cilësia e ekipit është rritur dhe nëse të gjithë bëjmë mirë, Perisic do të jetë në gjendje të shënojë”, ka thënë Spalletti për RMC Sport.

Aktualisht Interi renditet në vendin e katër me 55 pikë, një më shumë se Lazio dhe pesë se Milani.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Hellas Veronës.

Aktualisht Icardi në Serie A ka 22 gola dhe një asistim, kurse Perisic tetë gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Qx2VEVe_zuo