LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Vuçiqi tolerant, unë do ta tërhiqja nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin

Daçiq: Vuçiqi tolerant, unë do ta tërhiqja nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha në Beograd se Presidenti,  Aleksandar Vuçiq është “shumë tolerant” lidhur me zbatimin e  marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe

Daçiq thotë se për shkak të zvarritjes së formimit të Asociacionit, do ta tërhiqte nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit.

“Unë e kam nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe do ta tërhiqja nënshkrimin, për shkak të mos formimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe me këtë do të ktheheshim në gjendjen e vjetër, që do të thotë kthimin e institucioneve serbe të Serbisë”, ka thënë Daçiq, në një konferencë për shtyp, pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Algjerisë, Abdelkader Mesael, raporton “B92”, përcjell Telegrafi.


Kreu i diplomacisë serbe, megjithatë, tha se Serbia do të bëjë përpjekjet maksimale për të arritur një zgjidhje kompromisi në lidhje me Kosovën.

“Në epokën e lajmeve të rreme më nuk dihet për çka është duke u negociuar dhe nëse ka afate”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se nuk dëshiron të bëjë deklarata që mund t’i krijojnë telashe Vuçiqit, por ai mendon se presidenti është ‘shumë tolerant’ në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ata do ta kenë shumë vështirë me një Vuçiq të tillë, i cili është i zhgënjyer”, tha kreu i diplomacisë serbe.

I pyetur për paralajmërimin e fundit “të kinse planit gjerman për Kosovën”, Daçiç përsëriti se kjo është një “trillim i pastër”.

Me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premtën kanë vazhduar në Bruksel me raundin e ri të dialogut në nivelin më të lartë politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori