LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë akoma pa vendim për Mukoskin dhe Vasilevskin

Gjykata e Lartë akoma pa vendim për Mukoskin dhe Vasilevskin

Prokuroria publike me gjasë nuk do ta rikualifikoj veprën për të cilën në fazën e hetimit të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” ishin pjesëmarrësit në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill. Ky konstatim vjen nga përgjigja në pyetjen e Alsat M drejtuar prokurorisë – vallë pas përfundimit të hetimit, në përputhje me dëshmitë, është e mundur të pritet ndryshim i veprës për të cilën ngarkohen të gjithë, ose disa nga pjesëmarrësit.

Megjithatë, aktakuza ende nuk është mbyllur meqë rrjedh afati në të cilin mbrojtja ka të drejtën e shqyrtimit të shënimeve dhe dëshmive, por edhe të drejtën që edhe vetë të propozojnë dëshmi në favor të tyre. Ndërkohë edhe prokuroria mund të ketë elemente të reja.


Afati në të cilin mbrojtja e të dyshuarve ka të drejtën e shqyrtimit të lëndës, përputhet me pritjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për atë nëse do t’i anulojë paraburgimet dhe arrestet shtëpiake të një pjese të të dyshuarve, siç kërkon mbrojtja. Ndonëse seanca publike lidhur me këtë çështje u mbajtë para tre ditësh, prej atje ende nuk ka vendim.

Një pjesë e avokatëve të të dyshuarve shprehen se kanë pritur që Gjykata e Lartë të marr vendim më së voni dje. Të tjerët kanë mirëkuptim për atë që këshilli kompetent penal ende nuk ka marrë vendim meqë bëhet fjalë për një numër më të madh të ankesave, për të cilat nevojitet më shumë kohë për t’u shqyrtuar seriozisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori